Telegrafi

Van Der Vaart mund të rikthehet te Hamburgu

Holandezi është një prej shumë yjeve të Real Madridit të cilët janë të lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.

Po thuajse të gjithë lojtarët holandez raportohet se janë në shitje dhe Van der Vaart është i vetëdijshëm se nuk do të ketë hapësirë në sezonin e ardhshëm te mbretërit, edhe pse ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Madrid.

Pasi kaloi tri vite të shkëlqyeshme në Hamburg është e kuptueshme se ai do të dëshironte të rikthehet te lubi i Bundesligës, por në garë është edhe Werderi që kërkon zëvendësim për Diegon e larguar.

Martin Jol thuhet se dëshiron ta marr Van der Vaart në Ajax, por kjo do të ishte një hap prapa për të. Anglia për momentin mbetet destinacioni i ardhshëm i holandezit, nëse ai do të largohet nga klubi spanjoll.