Telegrafi

Van der Vaart i hidhëruar me Pellegrinin

“Nuk kam asgjë më shumë për të thënë për Pellegrinin. Qëndrimi i tij është i qartë. Çfarë më shumë mund të pres nga ai kur që tash gjatë përgatitjeve në para-sezon kam qëndruar në stol?”, ka thënë Van der Vaart për gazetën holandeze AD.

“Për momentin jam duke u stërvitur sikur asgjë e keqe nuk ka ndodhur, por në të vërtetë gjithçka po shkon keq. Zhgënjimi im dhe humbja e shpresave janë të dukshme. Çfarë mund të them për Pellegrinin kur ai nuk dëshiron që unë të luajë as një ndeshje të vetme miqësore?”.

“Shanset e mia që të luajë në Real Madrid janë afër zeros, për të mos thënë hiç. E duhet të jemi real. Nuk kam vend në këtë ekip dhe gjëja më e mirë është të paketohem dhe largohem sa më shpejt që është e mundur”, ka shtuar ish-lojtari i Hamburgut.