Telegrafi

Van Der Vaart: Do të largohem nga Reali

“Trajneri kryesor më ka thënë se unë kryesisht do ta nxeh bankën rezervë ne sezonin e ri. Prandaj për mua nuk ka arsye qëndrimi në skuadër”.

“Reali dëshiron t’i rifitojë paratë që ka paguar për mua para një viti. Sido që të jetë, unë e kuptoj plotësisht pse klubet e interesuara për mua nuk nguten që të bëjnë ofertë. Ato shpresojnë që Madridi do ta ulë çmimin”.

Van Der Vaart tërheq interesimin e shumë skuadrave, duke përmendur Liverpoolin, Interin, Hamburgun dhe Milanin.