Telegrafi

Van der Vaart dëshiron të vazhdojë me Realin

Holandezi ishte në mesin e golashënuesve në fitoren 6-0 të Real Madridit ndaj Real Zaragoza gjatë të shtunës.

“Synoj ta përfundoj sezonin këtu dhe të përfundoj kontratën me Real Madridin. Jam shumë i lumtur këtu dhe po luaj mirë për momentin”, ka thënë holandezi./Telegrafi/