Telegrafi

Van der Sar zgjat kontratën me United

Këtë sezon 39-vjeçari pati disa probleme personale ku veç lëndimeve të tij, gruaja e tij pati hemorragji cerebrale, me ç’rast u spekulua se Va nder Sar mund ta përfundonte karrierën.

Mirëpo, tani gjërat janë përmirësuar dhe holandezi vendosi ta zgjaste qëndrimin te Djajtë e Kuq.

“Ende po ndihem mirë dhe po kënaqem me futbollin… Planifikoj të fitoj më shumë trofe me këtë skuadër të madhe”, ka thënë Van der Sar. /Telegrafi/