Telegrafi

Van der Sar: Shpirti ekipor sjell trofe, jo individët

“Nuk më intereson se çfarë ka bërë Real Madridi. Gjithçka ka të bëjë me shpirtin ekipor. As njëmbëdhjetë Cristiano Ronaldo nuk mund të sjellin sukses (nëse mungon shpirti i skuadrës)”.

“E di se dikush mendon ndryshe, mirëpo kur luan me njëmbëdhjetë Ronaldo, jo shumë prej tyre do të shqetësohen për angazhimet në mbrojtje”.

“Tre klube angleze ishin në katërshen e fundit të Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar. Të gjithë e dinë se Liga Premier është më e mira në botë”, ka thënë Van der Sar për “Sunday Mirror”.