Telegrafi

Van der Sar: Në dhjetor do të vendosi për të ardhmen

Holandezi tashmë disa vite ka paralajmëruar se është afër pensionimit, por gjithmonë është rimenduar dhe e ka vazhduar marrëveshjen me djajtë e kuq.

“Tashmë disa vite them se ky do të jetë sezoni im i fundit. Gjashtë muaj para se të skadojë marrëveshja ime me Manchester United, në dhjetor të vitit 2006, unë e vazhdova marrëveshjen edhe për një vit dhe e njëjta gjë përsëritet secilën herë kur duhet të vendos për të ardhmen”.

“Çdo sezon dua të shoh ku qëndroj, nëse jemi të gjithë të lumtur dhe nëse ende mund të jem i motivuar. Por e di se, për faktin se jam i moshuar, shumë më shumë gjasa ka që ky të jetë sezoni im i fundit. Është e mundshme të pensionohem, por është e mundshme edhe të vazhdoj. Në dhjetoj do ta kem pasqyrën e qartë për të ardhmen time”, ka thënë Van der Sar.