Telegrafi

Van Der Sar: Kujdes nga Huntelaar

“Kemi qenë bashkëlojtarë në ekipin e përfaqësuese. Unë e njoh mirë atë. Ai është një sulmues i shkëlqyer, është shumë i mirë në shfrytëzimin e rasteve që mund t’i jepen. (Prandaj) duhet të sigurohemi që të mos i jepen raste të tilla”, ka thënë 39-vjeçari në një konferencë për shtyp.

Portieri holandez ka thënë se ndeshja kundër Milanit do të jetë e vështirë, duke qenë se Rossonerët kanë kualitet dhe tashmë dihet suksesi i tyre në Evropë. /Telegrafi/