Telegrafi

Van der Sar kthehet me fitore

Holandezi nuk ka mbrojtur për Djajtë e Kuq që nga 21 nëntori, si pasojë e lëndimit dhe për shkak të problemeve personale (gruaja e tij pati gjakderdhje në tru), ndërsa në ndeshjen e parë kthyese në mes të shtyllave, Van der Sar mbajti portën të paprekur.

“Është mirë të jem sërish këtu. U ndjeva shumë mirë në fushë, edhe pse kisha emocione para ndeshjes. Ka qenë një javë e mirë për mua dhe skuadrën” është shprehur portieri për MUTV. /Telegrafi/