Telegrafi

Van der Sar dy muaj jashtë fushe?

Portieri veteran morri lëndime gjatë mbrojtjes së penaltive në ndeshjen ndaj Bayern Munich në Audi Cup javën e kaluar, dhe skanimi zbuloi dy eshtra të thyera në dorën e majtë.

Ruajtësi 38-vjeçar i portës, kontrata e të cilin me klubin anglez skadon në verën e ardhshme, iu nënshtrua operacionit gjatë të martës dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe deri në fillim të muajit tetor.

Në këtë mënyrë, Ben Foster do të ketë rastin të dëshmojë veten në portën e djajve të kuq.