Site icon Telegrafi

Van der Plas: Holanda mbetet përkrahës i fuqishëm i Maqedonisë në integrimet euro-atlantike

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim pune me Drejtorin e përgjithshëm për bashkëpunim evropian pranë Ministrisë për punë të jashtme të Holandës, Thijs van der Plas, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E vlerësojmë përkrahjen tuaj të vazhdueshme në përpjekjet tona për të filluar negociatat me BE-në, veçanërisht në kuadër të strukturave kryesore të BE-së, në Këshillin dhe organet e saj, si dhe në Parlamentin evropian”, tha Osmani pas takimit.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e tanishëm dypalësh ndërmjet dy shteteve, projektet e realizuara dhe sferat e mundshme për përparimin e bashkëpunimit sepse Holanda për vite të tëra është një ndër donatorët më të mëdhenj në vend, përkrahës stabil dhe partner i Maqedonisë në synimet e saja euro-atlantike./Telegrafi/

Exit mobile version