Legjenda holandeze, Marco van Basten ka thënë se Donny van de Beek ka gabuar me kalimin e tij te Manchester United.
Mesfushori 23-vjeçar kaloi në këtë verë te Djajtë e Kuq prej Ajaxit për 40 milionë euro, mirëpo tani po qëndron më shumë në bankën rezervë.
Në fakt, Van de Beek ka bërë vetëm dy starte te United që kur kaloi në Old Trafford, që të dyja erdhën në Carabao Cup ndaj Luton Town dhe Brightonit.
Edhe pse shënoi për vetëm 15 minuta sa ishte në fushë ndaj Crystal Palaces në pjesën e dytë, Solskjaer ka thënë se koha e tij do të vije.
Mirëpo, Van Basten beson se mesfushori ka gabuar me kalimin e tij te klubi nga Liga Premier.
“Është një vendim i keq për një djalë që luan vetëm gjashtë deri në shtatë herë në vit”, ka deklaruar legjenda holandeze.
“Kjo është diçka e tmerrshme për ritmin e një lojtari. Nuk mund të fitosh kështu asgjë, por ju mund të luani diku tjetër”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/