Skuadra italiane Roma nuk e ka nisur siç është më së miri këtë edicion në Serie A.
Giallorosët kanë mbetur mbrapa në garën për titull dhe tani synimi i tyre është njëra pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
E për këtë drejtori sportiv i Romës po mendon ta përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit.
Objektivi kryesor i Romës për repartin e mesfushës është mesfushori holandez Donny Van de Beek.
21-vjeçari ka shkëlqyer me Ajaxin këtë edicion dhe po shihet nga Roma si zëvendësues i Pastores.
Argjentinasi nuk ka arritur të bind dhe Roma po e sheh Van de Beekin si pasardhës të tij.
E për ta bindur Ajaxin ta lë të lirë yllin e tyre, Roma po mendon të dërgojë ofertë rreth 30 milionë euro.
Mesfushori holandez këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në total ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/