Telegrafi

Van Bommel vazhdon marrëveshjen me Bayernin

Marrëveshja e mëhershme e holandezit skadonte në fund të këtij sezoni, por Van Bommel vendosi ta vazhdojë besimin me bavarezët.

“Ekipi i Bayern Munichut dhe kapiteni Mark van Bommel janë pajtuar për të vazhduar edhe një vit marrëveshjen, sipas të cilës lojtari do të qëndrojë në Allianz Arena deri në 30 qershor 2011”, thuhet në deklaratën e klubit gjerman. /Telegrafi/