Telegrafi

Van Basten: Nuk është koha të flas për Milanin

“Për momentin nuk mund të them asgjë, nuk mendoj se tani është koha e duhur për të folur për këto gjëra. Milani është duke luajtur ende në Serie A. Askush nuk më ka kontaktuar edhe pse e pranoj, është shumë ndjenjë e mirë të flas për këtë çështje”.

“Për çdo rast them se unë vetëm kam ardhur në Milano dhe nuk mendoj se tani është koha e duhur të flasim për këtë. Unë do të mendoj për të ardhmen time vetëm kur Milani të sigurojë pozitën e tretë”, tha Van Basten menjëherë pas aterrimit në Malpensa të Milanos, qytet në të cilin holandezi thotë se do të qëndrojë për punë private. /Telegrafi/