Telegrafi

Van Basten: Nuk do ta drejtoj Milanin

“Unë nuk jam gati sepse kam një problem me gjurin tim, të cilin duhet ta rregulloj. Unë nuk mund të marr tani një punë të rëndë siç është të jem trajner i Milanit”, tha Van Basten për Sky Sport 24.

Në ndërkohë, Il Corriere dello Sport në suplementin e mëngjesit pohoi se Galliani do të preferonte partneritetin Mauro Tassotti/Filipo Galli si zëvendësues të Leonardos. /Telegrafi/