Telegrafi

Van Basten: Do ta drejtoj Milanin

 Ish-reprezentuesi dhe përzgjedhësi i Holandës, që ka luajtur 140 herë për Milanin, thotë se një ditë do ta menaxhojë Milanin, përkundër angazhimeve te klubi holandez Herenveen.

“Unë po stërvitem që të drejtoj Milanin. Do të më pëlqente që të stërvis Balotellin. Ndoshta në të ardhmen ai do të vijë te Heerenveni”, ka theksuar Van Basten për Sportmediaset. /Telegrafi/