Telegrafi

Vampiri që pi gjakun e të dashurës (Video, +18)

Vajza 28-vjeçare Katxhen, është vetë-shpallur si “mjellma e zezë”, pra një person që u lejon njerëzve që besojnë që janë vampirë që të i’a thithin gjakun, raporton Huffinton Post.

Partneri i saj është 42 vjeçari Michael Vachmiel që është artist nga Houston, transmeton Klan Kosova. Çifti kishin filluar lidhjen e tyre para dy viteve në një festë për vampirë, dhe që atëherë Vachmiel disa herë në vit thith gjakun e të dashurës së tij.

“Duhet të kesh një lidhje të fortë me dikën që ushqehet prej the. Unë dhe Michael e kemi një lidhje shumë të fortë, dhe unë i besojë atij shumë”, është shprehur Barcfort.

Katzchen që ka 13 vjet që është “mjellmë e zezë” tregon se ndien shumë kënaqësi gjatë “ushqyerjes” së të dashurit të saj.

Kurse Vachmiel pi gjakë që në moshën 13 vjeçare, dhe shprehet se vetëm kështu ai merr engergji dhe kënaqësi seksuale.

“Ka shumë mënyra se si njeriu të fitojë energji, dhe kjo është një nga ritualet më intime për vampirët”, shprehet Vachmiel.