Telegrafi

“The Vampire Diaries” përfundoi ndryshe nga që ishte planifikuar

Seriali shumë i shikuar “The Vampire Diaries”, i cili përfundoi të premten pas tetë sezonesh e që ishte i mbushur me romancë dhe mrekulli të mbinatyrshme, ishte paraparë të kishte një tjetër përfundim.

Fundi i këtij seriali nuk është i njëjtë me atë që producentët ekzekutivë e kishin menduar në fillim. Julie Plec kishte biseduar me Entertainment Weekly në lidhje me episodin final, të cilin ajo dhe bashkëkrijuesi Kelvin Williamson e kishin konceptuar më parë se do ta kishte dhe pse kishin vendosur ta ndryshonin, shkruan HuffingtonPost.

Finalja tregon se Stefan (Paul Wesley), sakrifikon veten në mënyrë që të heq qafe Katherine (Nina Dobrev) për të shpëtuar Mystic Falls, duke lënë kështu Damon (Ian Somerhalder) dhe Elena Gilbert (që po ashtu është portretizuar nga Dobrev), të kenë një jetë njeriu, të lumtur.

Por plani fillestar ishte që Stefan dhe Damon ta sakrifikojnë vetën e tyre për Elenën, transmeton KP.

Por, kur Nina Dobrev e kishte lënë serialin “The Vampire Diaries”, pas sezonit të tij të gjashtë, krijuesit e serialit Plec dhe Williamson është dashur t’i ndryshojnë planet e tyre.