Site icon Telegrafi

Valza Zhegrova merr propozim për martesë nga partneri i saj

Ndonëse ka kohë që është tërhequr nga muzika, Valza Zhegrova vazhdon të komentohet për jetën e saj private dhe postimet që bën në rrjetet sociale.

Prej vitesh Valza po e shijon një lidhje të bukur dashurie me të fejuarin e saj, avokatin Nazmi Vërtopi, me të cilin jeton në Belgjikë.

Por, tashmë çifti kanë vendosur që të bëjnë një hap më shumë në romancën e tyre, duke e kurorëzuar me martesë.

Foto: Valza Zhegrova/Instagram

Kështu ka bërë të ditur Valza përmes një postimi që ka bërë sot (e hënë) në InstaStory duke zbuluar se ka marr propozim për martesë.

Lexo po ashtu Larg muzikës - Valza Zhegrova po shijon çdo moment të jetës me partnerin e saj

“Martohu me mua”, shihet një shkrim i realizuar me petale trëndafili të kuq, ndërsa Valza vendosi edhe dorën në foto ku shihet me unazën e fejesës.

Foto: Valza Zhegrova/InstaStory

Ndryshe, Valza hyri fuqishëm në tregun e muzikës, por njoftoi se po tërhiqje nga muzika në shtator të vitit 2020, ajo ishte pjesë e “Mixey Music. /Telegrafi/

Exit mobile version