Telegrafi

Valza Zhegrova konfirmon lidhjen me avokatin Nazmi Vërtopi, publikon fotografi krah tij

Valza Zhegrova dhe Nazmi Vërtopi (Foto: Instagram)

Artistja e njohur shqiptare, Valza Zhegrova, pak ditë më parë u komentua për një lidhje të mundshme me avokatin prishtinas, Nazmi Vërtopi.

Kjo u bë e ditur nga një faqe e fansave të saj në Instagram, të cilët zbuluan më shumë detaje dhe publikuan imazhe të përbashkëta të tyre.

Megjithatë, ajo së fundmi ka konfirmuar lidhjen dhe ka ndarë në Instagram një kolazh të fotografive të realizuara së bashku.

Valza Zhegrova dhe Nazmi Vërtopi (Foto: Instagram)

Ndonëse nuk ka shkruar asgjë në përshkrim të imazheve, krijuesja e hitit “Hala” duket mjaft e lumtur krah partnerit.

Lexo po ashtu Valza Zhegrova në lidhje me avokatin prishtinas Nazmi Vërtopi?

Ndërkohë, komentet dhe reagimet e ndryshme nuk munguan në hapësirën për komente as nga miqtë e ndjekësit e Zhegrovës.

Nazmi Vërtopi përndryshe është mik i mirë i një pjese të estradës, ndërsa ka qenë protagonist edhe në klipe të reperit Capital T. /Telegrafi/