Këngëtarja e re, Valza Zhegrova, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të gjashtëmbëdhjetë.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumtë nga miqtë dhe familjarët e saj.
Ndërkohë, për një nga urimet më të dashura është kujdesur vëllai i saj, futbollisti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.
Ai ka publikuar një fotografi me të motrën e tij në InstaStory, teksa në mbishkrimin e saj i ka bërë një dedikim të veçantë më të shtrenjtës së tij.
“Urime ditëlindja për princeshën time të vogël”, ka shkruar zhegrova përbri kësaj fotografie.
Valza përndryshe është mjaft aktive në muzikë me prurje muzikore, dhe është pjesë e një label-i muzikor të udhëhequr nga producenti i njohur kosovar, Mixey. /Telegrafi/