Valza Zhegrova Vërtopi, mori një dhuratë të çmuar nga vëllai i saj futbollist, Edon Zhegrova.
Ajo pranoi një orë nga brendi i njohur luksoz, Cartier, dhuratë të cilën e ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.
Përveç fotografisë, ajo gjithashtu nuk hezitoi të falënderonte vëllain e saj Edonin, për këtë dhuratë të çmuar, duke përzgjedhur fjalët më të bukura.
“Gjithmonë je kujdesur për familjen tonë. Gjithmonë ke qenë një baba për mua. Po bëhesh një person, për të cilin je i destinuar të bëhesh dhe shpresoj të gjesh një grua të sjellshme që të kompleton. Faleminderit për dhuratën më të mirë në botë”, shkroi Valza Vërtopi në postimin e saj.
Valza, e cila u bë e njohur për talentin e saj në muzikë, është motra e futbollistit të njohur të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. I njëjti po ashtu luan për ekipin francez Lille, me të cilin deri më tani ka shkëlqyer në fushë. /Telegrafi/