Telegrafi

Valza nis xhirimet e klipit të ri, bashkëpunon me reperin Don Phenom

Valza Zhegrova (Foto: Instagram/valzaa.zh)

Valza Zhegrova ka nisur xhirimet e videoklipit të saj më të ri. 

Këngëtarja shqiptare po vjen në bashkëpunim me reperin Don Phenom, ndërsa lajmi u bë i ditur nga vet ajo në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një video në Instagram nga xhirimet e klipit, ku në prapaskenë shihet producenti  Mixey.

“Kënga më e re së shpejti, Valza dhe Don Phenom”, ka shkruar këngëtarja në videon e ndarë me mijëra ndjekësit e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Valza Zhegrova

E fundit këngë e publikuar nga Valza mban titullin “Luje Baby”, në bashkëpunim me Zazën dhe në YouTube numëron mbi dy milionë klikime.

Theksojmë që Valza jeton në Belgjikë, teksa herë pas here vjen në trojet shqiptare për projektet e reja. /Telegrafi/