Pasi kishte një debutim shumë të suksesshëm si trajner i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka bërë të ditur se është me e vështirë që të mbahet ritmi për të fituar.
Katalanasit presin Alavesin në Camp Nou të shtunën në duelin e parë të sezonit në La Liga.
“Alvesi është një ekip që ka luajtur lojë të mira në Camp Nou”.
“Ata ishin ekipi i fundit që fitoi këtu dhe që prej asaj kohe, Abelardo erdhi dhe ka nxitur një lojë të mirë”, u shpreh Valverde.
Afati kalimtar në Spanjë po përfundon pas dy javësh dhe Valverde nuk ka përjashtuar mundësinë e tjera transferimeve.
“Unë gjithmonë do të them se ne kemi mjaftueshëm lojtarë për gjithë sezonin, por e kuptoj se derisa afati kalimtar të jetë i hapur, kurrë nuk i dihet”.
“Unë kam lojtarë të mëdhenj dhe një ekip të mrekullueshëm”.
“Nuk e kam të vështirë që të fitoj, por është më e vështirë që të fitoj sërish”, potencoi Valverde. /Telegrafi/