Telegrafi

Valverde u shpall lojtari i ndeshjes në Superkupën e Spanjës, pas faullit më profesional të mundshëm ndaj Moratas

Federico Valverde mori kartonin e kuq ndoshta më të mirin në histori të futbollit, ku kishin mbetur edhe pesë minuta që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.

Real Madridi e mposhti Atletico Madridin në finalen Superkupës së Spanjës me anë të penalltive (4-1), pasi koha e rregullt përfundoi pa gola.

Mesfushori uruguaian u përjashtua nga loja në minutën e 115-të, shkaku i ndërhyrjes nga mbrapa në Alvaro Moratan.

Lexo po ashtu Mbështetja e Simeones për Valverden në kartonin e kuq ndaj Moratas - uruguaiani ia fitoi Realit Superkupën e Spanjës

Spanjolli kishte përballë vetëm Thibaut Courtoisin, por që Valverde i ndërhyri nga mbrapa për të mos e lejuar atë të gjuante në portë.

Nga ky rast, ndeshja shkoi në vazhdime dhe Los Blancos triumfuan nga 11-metërshat.

Lexo po ashtu Valverde tregon se çfarë i tha Moratas pas ndeshjes në Superkupën e Spanjës, ku ai i ndërhyri nga mbrapa spanjollit

Më pas, mesfushori u shpall si lojtari më i mirë i finales dhe më shumë u vlerësua ndërhyrja vendimtare e tij në Moratan. /Telegrafi/