Federico Valverde mori kartonin e kuq ndoshta më të mirin në histori të futbollit, ku kishin mbetur edhe pesë minuta që ndeshja të shkonte në gjuajtjen e penalltive.
Real Madridi e mposhti Atletico Madridin në finalen Superkupës së Spanjës me anë të penalltive (4-1), pasi koha e rregullt përfundoi pa gola.
Mesfushori uruguaian u përjashtua nga loja në minutën e 115-të, shkaku i ndërhyrjes nga mbrapa në Alvaro Moratan.
Spanjolli kishte përballë vetëm Thibaut Courtoisin, por që Valverde i ndërhyri nga mbrapa për të mos e lejuar atë të gjuante në portë.
Nga ky rast, ndeshja shkoi në vazhdime dhe Los Blancos triumfuan nga 11-metërshat.
Më pas, mesfushori u shpall si lojtari më i mirë i finales dhe më shumë u vlerësua ndërhyrja vendimtare e tij në Moratan. /Telegrafi/
https://twitter.com/CAN_Divine/status/1216461860276527106