Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, thotë se skuadra e tij duhet të përmirësohet ende, posaçërisht në fillimin e ndeshjes.
Katalunasit ndaj Huescas pranuan gol në minutën e tretë dhe kjo nuk i pëlqeu aspak teknikut spanjoll.
“Kam folur me Piquen dhe nuk mendoj se arrestimi (ditë më parë për vozitje pa dokumente) do të ndikojë në paraqitjen e tij. Ai do vazhdojë para në mënyrën më të mirë të mundshme, nuk kam dyshim”, ka thënë Valverde.
“Kemi bërë shumë në sulm, kemi shënuar disa gola të cilat janë produkt i paraqitjes tonë dhe shanseve që kemi krijuar”.
“Ndeshja ishte e vështirë për ne, por pas presionit në zonën e tyre ne krijuam shanset për të depërtuar dhe shënuar”.
“Ata shënuan nga dy rastet që kishin dhe kjo ka na vështirësoi pak gjërat sepse nuk filluam mirë. Kjo është diçka për t’u analizuar pas askujt nuk i pëlqen të fillojë ndeshjen me një gol disavantazh”, ka shtuar Valverde.
Ndeshja e ardhshme e Barcelonës është kundër Real Sociedadit. /Telegrafi/