Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur sot para ndeshjes me Valencian, por që të gjitha pyetjet ishin për eliminimin nga Roma.
Ai thotë se priste kritika, por të këtij niveli.
“Kur humb, nuk mund t’i ndalësh kritikat. Kishim shumë kohë pa humbur, gati 9 muaj”.
“Tani që humbja erdhi, duhet të pranoj gjithçka. Besoj se nga trajneri drejtohet gishti. Kur je në bankën e Barcelonës është normale u ka ndodhur të gjithëve”.
Trajneri spanjoll u pyet se a e kishte tradhtuar stilin e lojës së Barcelonës dhe se a i kishin kërkuar llogari Lionel Messi dhe Gerard Pique pas humbjes për vendosjen e skuadrës.
“Në asnjë mënyrë. E pranoj që nuk e kaluam Romën, por nuk kemi pse të bëhemi dramatikë dhe të nisim të shkruajmë romane të tmerrshme”.
“Kam dëgjuar edhe se lojtarët më kanë kërkuar llogari për mënyrën e vendosjes së tyre në fushë”.
“E thashë më parë, kur humb duhet të pranosh gjithçka sepse nuk i ndalon dot njerëzit të flasin”, ka thënë Valverde.
Barcelona ka humbur me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë. /Telegrafi/