Site icon Telegrafi

Valverde kthehet në skenë me pamje të re dhe flet për shumë gjëra: Largimi nga Barcelona, eliminimet në LK dhe puna e re

Ernesto Valverde pas shkarkimit nga posti i trajnerit te Barcelona nuk ka dal shumë në media, ku edhe pamje e tij tashmë ka ndryshuar.

Ai ka thënë se ndeshja e vetme që e ka shikuar prej largimit nga klubi katalunas është ndeshja e Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës.

Sidoqoftë, ai u kthye në San Mames për të marrë pjesë në një forum futbolli në Bilbao, ku edhe ka dhënë disa deklarata interesante dhe kishte një pamje krejtësisht të ndryshme, ku bie në sy mjekra e tij e rritur.

“Unë nuk kam parë shumë futboll në këto javë të fundit, ndeshja e vetme që kam parë plotësisht ishte Athletic Bilbao – Barcelona në Kupën e Mbretit”.

“Jam përpjekur të bëj një distancë të vogël mes vetes dhe futbollit”.

“Kur je në një klub që lëviz me 200 km/h, atëherë krejt papritur ndalon së lëvizuri, është gjithmonë e vështirë të shohësh ekipin të cilin e keni trajnuar kohët e fundit dhe përpiqeni të ndërtoni distancë”.

Valverde nga Barcelona ishte larguar për disa asyse, por ajo që më shumë ka lënë shenjë janë humbjet në Ligën e Kampionëve ndaj Romës dhe Liverpoolit.

“Për mua ato humbje janë të ndryshëm. Në Romë ne nuk e përfunduam mirë ndeshjen, ndërsa në Liverpool ata shënuan golin e hershëm që ne donim të shmangnim”, tregon ai.

“Një gol në të dy rastet do të na kishte kualifikuar dhe Liga e Kampionëve është shumë e vështirë për t’u fituar”.

“Të gjitha garat mund të varen nga një ndeshje, një situatë”.

Ai mbetet i kënaqur që ka pasur rastin ta udhëheq një skuadër si të Barcelonës.

“Trajnimi i Barcelonës ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, jam i kënaqur që kam qenë aty, por kur nënshkruan një kontratë, dihet që gjithçka matet me rezultate dhe se trajneri gjithmonë mbahet si përgjegjës për to. Nuk mendoj se jam trajtuar padrejtësisht”, deklaron ai.

Në fund ai tha se është i interesuar të ec përpara, duke zbuluar edhe një bisedë me Andres Iniestan dhe futbollin në Japoni, duke konfirmuar që do të shkojë atje për të parë disa ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version