Telegrafi

Valverde i shqetësuar me formën e Barcelonës

Ernesto Valverde ka thënë se është i shqetësuar me formën që po tregon Barcelona në ndeshjet si mysafirë.

Trajneri i skuadrës katalunasëve ka bërë të ditur se ata duhet të mësojnë se si të fitojnë një ndeshje në udhëtim, pas humbjes 3-1 që pësoi nga Levante.

“Duhet ta pranojë se forma jonë në udhëtim është e dobët”, ka thënë Valverde pas ndeshjes.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“E kam thënë edhe më parë dhe jam i shqetësuar me paraqitjet si mysafir, pasi ende nuk kemi reaguar”.

“Është e mirë që t’i qasemi një ndeshje në udhëtim më mirë edhe pse e humbëm rrugën tonë në pjesën e dytë”, ka shtuar më tej trajneri i Blaugranasëve.

Lexo po ashtu Shokohet Barcelona, mposhtet me rikthim nga Levante

Barcelona humbi ndeshjen e tyre të parë të sezonit 2019/20, në udhëtim te Athletic Bilbao, me dy barazime dhe një humbje në tre ndeshjet e tyre vijuese në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, kjo ishte dashur të përmirësohej për Valverden, me fitore në udhëtim te Getafe, Eibar dhe Slavia Prague javët e fundit, por humbja e tyre e fundit do të jetë shqetësuese për të parin e skuadrës katalunase. /Telegrafi/