Federico Valverde po përballet me një pezullim prej pesë ndeshjesh në La Liga për goditjen me grusht të Alex Baena të Villarrealit pas rekomandimit të një gjyqtari në Komitetin e Garave të La Ligas, sipas asaj që raporton AS.
Uruguaiani nuk do të përballet me akuza të mëtejshme pasi Baena nuk ngriti akuza kundër tij. Por, nëse vendimi i gjyqtarit të akuzës ratifikohet nga La Liga, mesfushori i Real Madridit do të mungojë në ndeshjet kundër Athletic Bilbao, Almeria, Celta Vigo, Getafe dhe Real Sociedad në fillim të sezonit.
Klubi madrilen është i gatshëm të apelojë vendimin e komitetit të garave nëse ata vazhdojnë të ndalojnë Valverden për pesë ndeshje.
Argumenti i Realit do të përqendrohet rreth mungesës së provave thelbësore për rastin.
Ata gjithashtu do të argumentojnë për mungesën e konsistencës me masat disiplinore të La Ligës kur krahasohen me incidentet raciste të pësuar nga lojtarët e tyre si Vinicius Junior.
Më 8 prill, Valverde dyshohet se goditi Baenën në parkingun në Santiago Bernabeu pas një tallje me fëmijën e tij të palindur. /Telegrafi/