Ernesto Valverde ka folur për Romën, kundërshtarin e radhës të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Gjatë të premtes u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku fati deshi që Barcelona të takohet me italianët e Romës.
Megjithatë, trajneri i katalunasve, Valverde ka theksuar se edhe pse kishin dëshirëe të shmangnin skuadrat spanjolle, Roma nuk është një kundërshtar i dobët.
“Sapo të arrini këtë fazë të turneut, është e vështirë të analizoni kundërshtarët”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Ne nuk dëshironim të luanim kundër Real Madridit apo Sevillas, sepse ne preferuam skuadrat nga ligat e tjera”.
“Roma duken më pak të fortë në krahasim me disa nga skuadrat e tjera në short, por mos harrojmë se ata përfunduan përpara Chelseat dhe Atletico Madridit në grupin e tyre dhe ne tashmë e dimë se sa të fortë janë ata”.
“Sa i përket tripletës, nëse mendojmë shumë larg përpara, ne rrezikojmë të kthehemi në hapin e parë”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Ndryshe, ndeshjet çerekfinale në mes të Romës dhe Barcelonës do të zhvillohet më 4 prill në Camp Nou, ndërsa e kthimit në Olimpico më 10 prill. /Telegrafi/