Ernesto Valverde dhe Barcelona e tij nuk kanë marr më shumë se një barazim pa gola ndaj Slavia Pragës, ndërsa në fund të ndeshjes u fishkëllyen nga tifozët.
Trajneri i Blaugranave ka thënë se lojtarët nuk arritën të shënonin rastet që iu krijuan.
“Fishkëllimat? Është në rregull për njerëzit (tifozët) të kërkojnë më shumë”.
“Gjithmonë duam të fitojmë. Sot, e drejta nuk ishte në anën e duhur, pasi kishim raste të pastra”.
“Nuk e kthyen në favori dominimin dhe rastet që i kishim”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/