Telegrafi

Valverde: Përfundimi i sezonit si të pamposhtur motivon Barcën

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se ekipi është i motivuar nga mundësia për të përfunduar sezonin pa humbje duke hyrë në hsitori.

Barcelona mund të bëjë hapt ë radhës për të marrë titullin në udhëtimin et Celta Vigo, e me këtë rast të krijojë një avantazh prej 11 pikësh me atleticon.

Edhe pse Barca u eliminua në mënyrë shokuese nga Liga e Kampionëve, Valverde thotë se ekipi i tij është i entuziazmuar nga mundësia për të përfunduar sezonin pa humbje.

“Synimi jonë kryesor është kampionati”.

“Është mundësi për ne që të jemi më të brengosur për të mos pësuar humbje”.

“Është një motivim, sepse edhe fitimi i dy titujve na motivon. tani për tani ne nuk kemi fituar asgjë, por mund të bëjmë hap para në ndeshjen e radhës”, potencoi Valverde.

Barcelona është pa sfidë për të fituar titullin e La Ligas.

Por, Valverde ka pranuar në fund të prononcimit të tij se eliminimi nga Roma është njolla e zezë e këtij edicioni. /Telegrafi/