Ernesto Valverde ishte shumë i nervozuar që Barcelona lëshoi mundësinë të përfundojnë pa humbje kampionatin në La Liga.
Barça humbi nga Levante me rezultat 5-4, në takimin që shqiptari Enis Bardhi shënoi dy gola.
“Jam shumë i nervozuar që nuk e përfunduam sezonin të pamposhtur, por nuk do të jetoj me këtë. Ne duhet të shikojmë para”, ka thënë Valverde për BeIN Sports.
“Ishte një lojë absorbuese, me një përfundim të madh nga kundërshtarët tonë. Kemi reaguar mirë, shkuam para, ngushtuam epërsinë dhe ishim afër ta barazonim në disa raste”.
“Ndeshja u vendos nga kundërsulmet, posaçërisht në 10 minutëshin e çmendur të pjesës së dytë, ku ata shënuan tre gola”, ka shtuar trajneri.
Ndeshja e fundit e Barcelonës për sezonin 2017/18 në La Liga është kundër Real Sociedadit.
Ndaj ‘Lakuriqëve’ për skuadrën katalunase Philippe Coutinho shënoi het-trik, ndërsa Luis Suarez një gol. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=dErU_8DG5Mc