Ndeshje e fundit nuk kanë qenë bindëse te Barcelona, ku ka ngjallur edhe kritikë ndaj trajnerit Ernesto Valverde, por ky i fundit thotë se e ka mbështetjen e plotë të klubit.
Trajneri e ka zbuluar se ai së fundmi ka pasur darkuar me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.
“[E ardhmja ime] nuk më shqetëson. Unë shkova për të ngrënë me [Bartomeu].
“Klubi më ka mbështetur gjithmonë dhe ndihem i respektuar”, ka thënë fillimisht ai.
Valderde u ndal duke folur edhe për ndeshjen me Celta Vigon të shtunën.
“Ne e dimë që ka ndeshje të cilat nuk i kemi fituar dhe që gjithmonë krijojnë paqëndrueshmëri për moralin e ekipit”.
“Ndonjëherë na bëjmë jehonë shumë ata që duan të na çekuilibrojnë. Ne duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të vazhdojmë me intensitet”.
“Për ne, loja e nesërme është e rëndësishme dhe ne duam të vazhdojmë si lider të kampionatit”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/