Telegrafi

Valverde: Nuk luajtëm mirë ndaj Leganes, por fitorja me rikthim është pozitive

Antoine Greizmann - Ernesto Valverde (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ishte në humor pragmatik pas fitores së vështirë 2-1 ndaj Leganes në udhëtim.

Barcelona arriti të kthehet nga disavantazhi dhe të sigurojë tre pikë të vlefshme, pasi ata mbeten në krye të tabelës në La Liga.

Sidoqoftë, ish-trajneri i Athletic Bilbaos, Valverde pranoi se forma e tyre në udhëtim vazhdon të jetë shqetësuese këtë sezon.

Lexo po ashtu Barcelona fiton me përmbysje ndaj Leganes

“Të kthehesh dhe të fitosh ndeshjen nga një pozicion humbës është një gjë vërtetë pozitive”, ka thënë fillimisht Valverde për Marca.

“Ne nuk kemi luajtur shkëlqyeshëm sot, por është jetike për të fituar këto lloj ndeshjesh. Ishte një lojë e ndërlikuar për ne, dhe nuk u lehtësua nga moti ose nga gjendja e fushës”.

Barcelona mori një fitore shumë të vështirë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ne humbëm këtu sezonin e kaluar dhe e dinim se një fitore këtu sot do të ishte e vështirë”.

“Forma jonë larg shtëpisë nuk ka qenë e shkëlqyeshme këtë sezon, por kaluam sot një test të madh”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Leganes 1-2 Barcelona, Messi më i miri

“Ne e dimë se duhet të vijmë në stadiume si ky dhe të fitojmë, nëse do të fitojmë titullin e ligës”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

Barcelona tani përballet me një javë të rëndësishme ndeshjesh, me Borussia Dortmundin në Camp Nou në mesjavë në Ligën e Kampionëve, përpara një udhëtimi kritik te Atletico Madridi fundjavën e ardhshme. /Telegrafi/