Telegrafi

Valverde: Nuk kemi kaluar ende, duhet të luajmë sikurse të ishte 0-0

Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërmes (e martë) kthyese ndaj Romës nw Olimpico.

Gjigandët katalunas kryesojnë 4-1 nga ndeshja e parë e javës së kaluar në Camp Nou, kështu që ata janë favoritë për të përparuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas trajnerit Valevrde, ekipi i tij duhet të luaj sikurse ndeshje të ishte 0-0.

“Do të jetë ndeshje e njëjtë sikurse e para, por do të kenë edhe më shumë intensitet”, ka thënë fillimisht Valverde në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

Lexo po ashtu Barca kryen detyrën ndaj Romës, në prag të gjysmëfinales

“Kur ju jeni në disavantazh, ju menjëherë doni të shënoni për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe kjo është ajo që unë mendoj se ata do të duan të bëjnë. Do të duhet të luajmë një ndeshje të mirë për të kaluar tutje”.

Barcelona e ka dominuar ndeshjen e parë ndaj Romës (Getty Images)

“Nuk mund të mendojmë që kemi fituar tashmë, nevojitet ende për tu vendosur. Ne kemi një rezultat të mirë në Camp Nou, kemi avantazhin, por ne duhet të luajmë sikur të ishte 0-0”.

“Çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje të vetme, kështu që ne duhet të përpiqemi dhe të fitojmë ndeshjen pa menduar për asgjë tjetër”.

Lexo po ashtu Valverde: Nuk jemi ende në gjysmëfinale, preferoja fitore me tjetër rezultat

“Sigurisht që ka një shans [humbjeje], gjëra të jashtëzakonshme ndodhin në futboll. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë, e dimë se skuadra me të cilën përballemi lufton për të shënuar gola, por nuk mund të shkojmë atje duke menduar se ata nuk mund të luajnë”.

“Ata kanë lojtarë me të vërtetë të mirë, dhe gabimi apo mosbesimi mund të na kushtojë shumë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/