Ernesto Valverde ka folur pas ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve që Barcelona e fitoi në shtëpi ndaj Romës.
Barcelona e ka fituar takimin e parë ndaj Romës me rezultat 4-1, por Valverde e bëri të qartë se ekipi i tij ende nuk e ka siguruar kualifikimin dhe do të has në vështirësi në ndeshjen kthyese.
“Nuk jemi në gjysmëfinale ende, absolutisht jo”, ka thënë fillimisht Valverde në një konferencë për shtyp.
“Është një rezultat i mirë, por kam preferuar fitoren 3-0 në vend të 4-1”.
“Ata treguan veten që janë një ekip i madh. Ne tani kemi lojën kthyese dhe shumë më tepër pengesë për të kapërcyer”.
“Ne ishim shumë të nxituar në përpjekjen për të kaluar presionin e tyre. Loja ishte e gjallë dhe ata treguan se kanë lojtarë cilësorë”.
“Pjesa e dytë ishte më e hapur dhe i ndëshkuam me disa lëvizje. Ata shënuan kundër nesh, por për fat të mirë ne shënuam të katërtin”.
“Tripleta? Kam dyshime, sepse e shoh sa e vështirë është për ne të fitojmë ndeshje, si dhe nivelin e ekipeve me të cilat po përballemi. Unë nuk jam duke menduar përtej ndeshjes së ardhshme”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/