Telegrafi

Valverde ngurron të largohet nga Barcelona

Ernesto Valverde nuk e dëshiron largimin nga Barcelona në këtë afat kalimtar të janarit.

Trajneri spanjoll po tregon formë të dobët te skuadfra katalunase dhe raportohet se mund të largohet qysh në këtë muaj.

Valverde thuhet se do të zëvendësohet nga Xavi Hernandez që aktualisht po e drejton Al-Saddin.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhë në këtë muaj, e që legjenda e katalunasëve duhet të pres deri në verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Intensifikohen spekulimet për shkarkimin e Valverdes, reagon Barcelona

Valverde nuk dëshiron ta lëshojë postin e tij deri në verën e këtij viti, atëherë edhe kur i skadon kontrata me kampionin e La Liga-së.

Barcelona i ka bërë me dije trajnerit të tyre se aventura e tij në Camp Nou do të përfundojë në fund të këtij sezoni nëse nuk largohet në këtë afat. /Telegrafi/