Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk ka pasur shumë koment pas elemnimit tronditës nga Roma.
Katalanasit menduan se e kishin kryer punën në ndeshjen e parë në Camp Nou me një fitore prej 4-1.
Megjithatë, ndeshja e kthimit ishte fatale për Barcelonën, pasi Roma shfaqi një paraqitje epike që ka hyrë në histori të klubit.
Giallorosët fituan 3-0 në kohë të rregullt në një paraqitje dominuese ndaj Messit dhe bashkëlojtarëve.
“Më vjen keq për tifozët. Tash duhet të vazhdojmë dhe të fokusohemi në atë që ka mbetur për ne”, deklaroi Valverde shkurt pas ndeshjes në Romë.
🔊 Valverde: "We are sorry for the fans. Now we have to carry on and focus on what's left for us" #RomaBarça pic.twitter.com/ZIiIhEMHGa
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 10, 2018
Barcelona vazhdon të jetë lidere në La Liga, ku do të shpallet me shumë gjasë edhe kampione.
Por, zhgënjimi pas këtij eleminimi do të jetë i vështirë për t’u përballur nga katalanasit. /Telegrafi/