Telegrafi

Valverde merr përsipër dështimin në finale: Kur je trajner te Barcelona, është vështirë t’i pranosh humbjet

Ernesto Valverde. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Barcelona ka pësuar në finalen e Copa del Rey me rezultat 1-2 duke humbur rastin ta fitojë një trofe të dytë këtë edicion.

Katalunasit nuk treguan lojë të bukur duke u befasuar nga Valencia, në stadiumin Estadio Benito Villamarin.

E përgjegjësinë për këtë disfatë e ka marrë trajneri Ernesto Valverde që ka folur para mediav pas ndeshjes.

“Kur humbasim, duam gjithnjë të hakmerremi. Kur humbet e ndjen gjithnjë peshën e rëndë të dështimit, zhgënjimit edhe pse kjo është pjesë e punës tonë”, tha Valverde.

Ernesto Valverde. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Tutje trajneri spanjoll ka konfirmuar se do të qëndrojë te Barcelona së paku edhe për një edicion tjetër.

“Tani duam të ringrihemi, të gjejmë një sfidë të re për të ardhmen. Kur je trajner i një ekipi të tillë si Barcelona është gjithnjë e vështirë të pranosh humbjen”.

“Gjithnjë duhet të marrësh përsipër përgjegjësitë. Ndoshta nuk e kupton se si dhe kur, por një trajner ka bërë ndonjë gabim nëse e ke humbur ndeshjen”, u shpreh tekniku spanjoll. /Telegrafi/