Ernesto Valverde nuk ndjen keqardhje apo pendim për vendimin e tij për të pushuar Lionel Messin në humbjen e Barcelonës në Copa del Rey ndaj Sevilla.
Messi, i cili erdhi në stol për të shënuar në fitoren 3-1 kundër Leganes në La Liga të dielën e kaluar, nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren e Sevillas 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale.
Lënia e yllit argjentinas jashtë skuadrës bëri që trajneri Valverde të kritikohet shumë nga tifozët e klubit.
Por, spanjolli e mbrojti vendimin e tij përpara udhëtimit të kësaj fundjave ndaj fqinjëve katalunas të Gironas në kampionat.
“Këto gjëra janë në diskrecionin e trajnerit, i cili është ai që njeh lojtarët më mirë dhe e di se si ata janë”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Me pak fjalët. Të dhënat që kam nga lojtarët, askush tjetër nuk i ka – vetëm njerëzit brenda klubit”.
“Unë bëj atë që unë mendoj se është më e mira për ne dhe për grupin”.
“Ka fjalë për rotacionet vetëm kur humbim”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/