Telegrafi

Valverde: Lyoni mposhti Man Cityn, treguan se mund ta mposhtin çdo skuadër

Ernesto Valverde ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve, i cili zgjodhi që klubi katalunas ta këtë si kundërshtar Lyonin.  

Barcelona do të takohet me Lyonin në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve, por sipas Valverdes nuk do të jetë aspak e lehtë pasi francezët kanë treguar se mund ta mposhtin çdo skuadër.

“Është një ekip që ka diskutuar liderishipin e Cityt deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë fillimisht Valverde.

Lexo po ashtu Liverpool – Bayern Munich kryendeshja në 1/8 e finales, lehtë për Realin e Barcelonën

“Ata dinë si të fitojnë në shtëpi dhe mendoj se kanë një kundërsulm të rrezikshëm”.

“Ata filluan Ligën e Kampionëve shumë mirë duke fituar ndaj Cityt në stadiumin e tyre dhe ky është një detaj që tregon se mund të mposhtin të gjithë”.

“Ne nuk jemi në pozicion të besojmë në veten tonë”.

Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në shortin e LK-së për fazën e parë të eliminimit direkt për sezonin 2018/19

“Kemi dy muaj që të bëhemi më të përshtatshëm, të studiojmë më shumë rivalin dhe të arrijmë mirë në atë ndeshje eliminimi”.

“Ata vendosen shumë mirë, ata janë shumë të shpejtë dhe kjo i bën të rrezikshëm”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/