Ernesto Valverde ka folur për shortin e Ligës së Kampionëve, i cili zgjodhi që klubi katalunas ta këtë si kundërshtar Lyonin.
Barcelona do të takohet me Lyonin në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve, por sipas Valverdes nuk do të jetë aspak e lehtë pasi francezët kanë treguar se mund ta mposhtin çdo skuadër.
“Është një ekip që ka diskutuar liderishipin e Cityt deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Ata dinë si të fitojnë në shtëpi dhe mendoj se kanë një kundërsulm të rrezikshëm”.
[CHAMPIONS LEAGUE NEWS]
Barça will face Olympique Lyonnais in the last 16 of this season’s @ChampionsLeague pic.twitter.com/ILixNADLD9— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 17, 2018
“Ata filluan Ligën e Kampionëve shumë mirë duke fituar ndaj Cityt në stadiumin e tyre dhe ky është një detaj që tregon se mund të mposhtin të gjithë”.
“Ne nuk jemi në pozicion të besojmë në veten tonë”.
“Kemi dy muaj që të bëhemi më të përshtatshëm, të studiojmë më shumë rivalin dhe të arrijmë mirë në atë ndeshje eliminimi”.
“Ata vendosen shumë mirë, ata janë shumë të shpejtë dhe kjo i bën të rrezikshëm”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/