Ernesto Valverde pranon se lëndimi i Lionel Messit ka ç’orientuar në masë të madhe ekipin në ndeshjen ndaj Sevillas.
Barcelona triumfoi me rezultat 4-2 në një ndeshje të dominuar ndaj andaluzianëve.
Katalanasit ishin në top formë në këtë takim deri kur Messi pas një dueli rrëzohet keq dhe lëndohet në krah.
“Lëndimi i tij na ç’orientoi pak, por shpreso se ai do të riaftësohet shpejt”.
“Mungesa e tij do të ndihet shumë, por ne kemi mjaft lojtarë për t’u përballur me këtë gjë. Ndeshjet mund të shkojnë lart e poshtë, por ne shkojmë përpara”.
“Jemi të lumtur për paraqitjen dhe po hymë në një javë të rëndësishme: po luajmë që të jemi liderë të grupit ndaj Interit dhe është El Clasico ndaj Real Madridit”.
“E ardhmja ime te Barca nuk më intereson, më intereson ekipi im”, u shpreh Valverde. /Telegrafi/