Ernesto Valverde ka folur pas humbjes së cuditshme të Barcelones nga Leganes me rezultat 2-1.
Barcelona e befasua duke humbur me rikthim nga Leganes dhe kjo ka lënë shije të hidhur te trajneri spanjoll, Valverde, i cili nuk ishte i kënaqur me lojtarët e tij.
“Ky është futbolli dhe gjithçka mund të ndodhë, ndonjëherë është e vështirë për të shpjeguar gjërat që ndodhin në një lojë”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Ne kontrolluam ndeshjen, por ata ditën se si të na lëndojnë brenda një minute, dhe për të qenë i sinqertë një gol nuk ishte i mjaftueshëm”.
“Kishte dy ndryshime në formacion”.
“Në rastin e Luis [Suarez], kisha planifikuar të pushoja atë në një nga ndeshjet e ditës këtë javë, dhe rasti i Jordi [Alba], sepse ai kishte luajtur të gjitha ndeshjet, isha i shqetësuar se ai kishte një problem”.
“Edhe pse lojtarët janë ata që luajnë lojën, trajneri spanjoll e pranon se trajneri është gjithmonë përgjegjës i rezultateve.
“Sigurisht, në fund trajneri është përgjegjës për të gjitha”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/