Në këto nëntë muaj të drejtimit të Barcelonës, trajneri Ernesto Valverde po udhëheq me sukses skuadrën spanjolle.
Por, duket se eliminimi prej Ligës së Kampionëve, ku katalunasit pësuan kundër Romës, kanë lëkundur besimin e trajnerit në disa prej të besuarit e tij.
Ai ka pohuar se disa prej lojtarëve po luajnë si është më së miri ndërsa një pjesë e tyre nuk po përmbushin detyrat.
“Ekziston një ekip që funksionin për mrekulli dhe një tjetër që nuk bënë asgjë, absulitisht asgjë”, tha ndër të tjerash 54-vjeçari.
Kjo deklaratë ka bërë që disa prej futbollistëve kryesor të klubit të humbin besimin te trajneri dhe po i kërkojnë largimin në fund të sezonit.
Theksojmë se të shtunën Barcelona do të takohet në finalen e Copa del Rey kundër Sevillës.
Kujtojmë se katalunasit ka 40 ndeshje që nuk janë mposhtur në La Liga dhe mund të bëhen ekipi i parë që e përfundon sezonin pa humbje. /Telegrafi/