Site icon Telegrafi

Valverde gati për derbin e zjarrtë ndaj Espanyolit

Espanyoli ka vetëm një humbje këtë sezon në shtëpi, por Ernesto Valverde ka thënë se Barcelona është gati për përballjen e madhe.

Liderët e La Ligas do të bëjnë udhëtimin e vështirë, por jo të largët te rivalët katalanas për t’u bërë skuadra e dytë që triumfon në RCDE Stadium pas Gironas.

Espanyoli është i shtati në tabelë me tri pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Alavesi.

“Distanca mes pikëve nuk ka vlerë. Këto ndeshje kanë vlerë të madhe në kokën tonë”.

“Espanyoli ka ecuri të mrekullueshme në shtëpi, përpos asaj që ndodhi ndaj Gironas”.

“Shpresoj se ka respekt dhe atmosferë të mirë në fushë. Unë pres ndeshje të ngushtë dhe ne duhet që të arrijmë të krijojmë raste, e të shënojmë”.

“Suarez po trajtohet dhe mund të jetë i gatshëm për nesër”.

“Unë nuk dua që të brengosem më shumë se sa zakonisht. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të sigurohemi se nuk ka probleme të mëtutjeshme”.

“Ne po ashtu e kemi opsionin e Munirit, plus opsionin tjetër të Messit, kështu që ka mundësi të mira”, deklaroi Valverde.

/Telegrafi/

Exit mobile version